Media sllovene: Në Shqipërinë e nxehtë…

0%

Ndeshja e parë e futbollistëve të Celjes në kualifikimet e këtij viti për Champions League, e zhvilluar në Shqipëri, solli futboll të hapur dhe përfundoi me rezultatin 3:3. Ndeshja e kthimit do të luhet të martën në Celje. “Lojtarët e Celjes në Shqipërinë e nxehtë marrin një rezultat inkurajues!

Pas fillimit të sezonit të ri në kampionatin vendas, futbollistët e Celjes nisën edhe aventurën e re evropiane. Ata e hapën atë në raundin e dytë kualifikues të Champiuons League kundër skuadrës shqiptare Egnatia.

Klubi nga qyteti i vogël i Rrogozhinës nuk ka traditën e disa skuadrave të tjera shqiptare, por vitet e fundit është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm dhe është kualifikuar rregullisht në garat evropiane të UEFA-s”, ka shkruar media sllovene “Delo”. Egnatia – Celje 3:3 (1:1) Stadiumi “Demrozi”. Shikues: 4000. Gjyqtar: Atila Karaoglan (Turqia).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënues: 1:0 – Daniel (6’), 1:1 – Kvesiç (45’),1:2 – Kuçys (54’), 2:2 – Medeiros (58’), 2:3 – Kvesiç (66), 3:3 – Diabate 77’). Egnatia: Dajsinani; Xhemaili, Bitri, Sota; Yago, Medeiros (Ndreka 86’), Kryeziu (Smaji 86), Loukii (Diabate 74’), Jaime; Albanese (Gruda 73’), Bakayoko.

Celje: Leban; Koutris, Hrka, Vuklisheviq, Diounkou (Kotnik 69); Milot Avdyli (Zabukovnik 80’), Daniel, Kvesiç, Dukuly (Pozheg Vancash 88’); Seshlar (Veton Tusha 80’), Kuçys (Shirvys 69’).

Burimi: Bota Sot