Pritje të gjata janë regjistruar sonte në disa pika kufitare të Kosovës, ku mërgimtarët po përballen me vonesa gjatë daljes nga vendi. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë shënuar në pikëkalimin kufitar të Muçibabës, ku udhëtarët po presin deri në 60 minuta.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, koha e pritjes për dalje arrin deri në 40 minuta, ndërsa kolonat e automjeteve shtrihen deri në 150 metra. Ndërkohë, situata në pikat e tjera kufitare paraqitet më e qetë, pasi pritjet për të hyrë në Kosovë nuk kalojnë më shumë se 10 minuta.
Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë gjendjen në pikat kufitare, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes kur zakonisht rritet fluksi i udhëtarëve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
