Vdes një turiste finlandeze në Vlorë, u transportua me urgjencë në

0%

Një turiste 30-vjeçare nga Finlanda, e cila u ndje keq gjatë një zhytjeje në zonën e Spitalierës në Vlorë, ka ndërruar jetë pasi mbërriti në Spitalin Rajonal të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, e reja ka pësuar komplikacione gjatë zhytjes dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Turistja ishte e shoqëruar nga një person tjetër, i cili ndodhet në gjendje të vetëdijshme dhe po merr trajtim mjekësor. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes. /Tch

Burimi: Telegrafi