Skandal me pesticidet në Kosovë – ndalohet zyrtari i dyshuar

0%

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar një person të dyshuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, pas një aksioni të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Sipas Prokurorisë, aksioni është realizuar nga Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, pas hetimeve lidhur me dyshimet për tejkalim të kompetencave zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve.

I dyshuari me inicialet N.M. dyshohet se ka lëshuar leje për disa operatorë ekonomikë për importin e produkteve biocide dhe pesticideve, të cilat dyshohet se janë të ndaluara për përdorim në Republikën e Kosovës, sipas listës së Agjencisë Evropiane të Kimikateve (ECHA) të Bashkimit Evropian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit rëndojnë dyshimet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, sipas nenit 427 të KPRK-së. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera kompetente për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com