Luka Modriç do t’i japë fund aventurës së tij me kombëtaren e Kroacisë në muajin tetor, sipas raportimeve të mediave italiane. Sipas “Gazzetta dello Sport”, mesfushori 40-vjeçar ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga futbolli ndërkombëtar dhe ndeshja ndaj Spanjës do të jetë paraqitja e tij e fundit me fanellën e Kroacisë.
Modric ka qenë një nga figurat më të rëndësishme në historinë e futbollit kroat, duke udhëhequr kombëtaren drejt rezultateve historike, përfshirë vendin e dytë në Kupën e Botës 2018 dhe vendin e tretë në Botërorin 2022. Kapiteni kroat debutoi me kombëtaren në vitin 2006 dhe që atëherë ka zhvilluar mbi 180 paraqitje, duke u bërë lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Kroacisë.
