Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën e radhës plenare, ku deputetët pritet të shqyrtohen një sërë projektligjesh, projektrezolutash dhe raporte vjetore të institucioneve kushtetuese dhe të drejtësisë.
Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së datës dhe njoftimet përkatëse, ndërsa më pas do të paraqitet Raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025. Në rendin e ditës është përfshirë edhe shqyrtimi i projektligjit “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)”.
Një pjesë e rëndësishme e seancës do t’i kushtohet diskutimit dhe miratimit të projektrezolutave për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve kryesore të pavarura dhe të sistemit të drejtësisë për vitin 2025.
Mes tyre janë: Avokati i Popullit; Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ); Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP); Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH); Prokuroria e Përgjithshme; Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK); Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD).
Ndërkohë, jashtë Kuvendit është paralajmëruar edhe një protestë qytetare, pasi organizatorët e rezistencës kanë bërë thirrje për një tubim para Parlamentit gjatë zhvillimit të seancës plenare. 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës . 3. Raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025. 4. Projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHЕВ)”. 5.
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025″. 6. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025”. 7. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025” 8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025″. 9.
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025”. 10. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025” 11. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025”. 12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
