Motra denoncoi vëllanë për dhunë psikike në Graçanicë – 40-vjeçari

0%

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Graçanicë, ku një grua ka denoncuar vëllanë e saj për dhunë psikike, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është L. S. 40 vjeçar, ndërsa viktimë A. S. 44 vjeçare. Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur më 18 korrik në Badovc të Graçanicës.

Viktima është paraqitur në Stacionin Policor dhe ka deklaruar se prej kohësh është duke përjetuar dhunë psikike nga vëllai i saj. Ajo ka bërë të ditur se edhe ditën e incidentit, i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e saj, kishte nisur një debat verbal dhe më pas kishte përplasur derën me forcë, duke i shkaktuar shqetësim dhe frikë. Pas raportimit, Policia e ka shoqëruar L.

S. në Stacionin Policor në Graçanicë, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me urdhër të Prokurorit për Dhunë në Familje, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Pas procedurave policore, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com