Një shi i rrëmbyeshëm ka shkaktuar dëme në disa fshatra të Komunës së Istogut gjatë orëve të pasdites të së shtunës. Dëmet më të mëdha janë raportuar në fshatrat Llugë dhe Llukafc, ku një shi i rrëmbyeshëm i shoqëruara nga erërat e fora kanë rrëzuar shtylla elektrike dhe shumë lisa.
Media ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen shtylla elektrike të rrëzuara në rrugë, si dhe pemë të shumta të rrëzuara. Si pasojë e këtyre dëmeve, disa rrugë janë bllokuar duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
