Shpërndaje në: Bujar Muli nga Vushtrria, i njohur si “Hulku kosovar”, ka thyer rekordin në disiplinën e mbajtjes së peshës mbi trup, duke hyrë në Librin e Rekordeve Guinness. Në një ceremoni të organizuar të shtunën në sallën e sporteve në Vushtrri, Muli arriti të mbajë mbi trup mbi 2,000 kilogramë për pesë sekonda, duke përmirësuar rekordin e mëparshëm prej 1,819 kilogramësh.
Ngjarja u ndoq nga qindra qytetarë, të cilët ishin mbledhur për ta mbështetur sportistin vushtrrias në përpjekjen e tij për rekord botëror. Pas konfirmimit të rezultatit, Bujar Muli pranoi certifikatën të Guinnessit nga përfaqësuesit e organizatës, të cilët ishin të pranishëm për ta verifikuar dhe certifikuar rekordin në vend.
