Departamenti i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur të enjten () t’i ndryshojë rregulloret e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj, ka raportuar Reuters duke iu referuar një njoftimi qeveritar.
Rregulli i ri përfundimtar do të përcaktonte një periudhë kohore të caktuar për vizat F për studentët ndërkombëtarë, vizat J, që ua lejojnë vizitorëve në programet e shkëmbimit kulturor të punojnë në SHBA dhe vizat I për anëtarët e medias. Këto viza janë aktualisht të disponueshme për kohëzgjatjen e programit, ose punësimit me bazë në SHBA.
Ky hap i nënshtrohet shqyrtimit nga Kongresi para se të përcaktohet data efektive, ka njoftuar Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare në një postim në Regjistrin Federal. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
