Gjykata e refuzon pranimin e fajësisë së të akuzuarit për kanosjen e

0%

Remzi Hajzeraj i akuzuar për kanosjen e minstrit në detyrë të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, e ka pranuar fajësinë për veprën penale e cila i vihet në barrë, por ky pranim i fajësisë nuk u pranua nga Gjykata. Pranimin e fajësisë i pandehuri e bëri në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur sot më pas leximit të aktakuzës nga prokurori Avni Namani.

“Unë e pranoj fajësinë dhe kërkoj falje…” – tha i akuzuari. Pranimi i fajësisë u mbështet nga prokurori i shtetit, Avni Namani dhe avokatja e të akuzuarit Kosovare Kelmendi. Të njejtit i propozuan Gjykatës që pranimin e fajësisë ta aprovojë.

Mirëpo gjyqtari i vetëm gjykues Driton Berisha mori aktvendim duke e refuzuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit me arsyetimin se pranimi i fajësisë nuk është në përputhje me dispozita ligjore dhe tha se është e nevojshme që kjo çështje penale të vazhdojë me shqyrtim gjyqësor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Refuzohet pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit meqenëse vlerëson se ky pranim i fajësisë nuk është në përputhje me dispozita ligjore nga neni 230, në veçanti sa i përket mbështetjes në prova të cilat i janë bashkangjitur kësaj aktakuze, dhe është e nevojshme që të vazhdojë me shqytim të rregullt të kësaj çështje penale.” – tha gjyqtari Berisha.

Tutje, gjyqtari njoftoi të akuzuarin dhe mbrojtësen e tij se në afat prej 30 ditësh kanë drejtë të paraqesin kundërshtimin e provave dhe kërkesë për hudhje të aktakuzës, mirëpo avokatja e të akuzuarit Kosovare Kelmendi tha se heqin dorë nga kjo e drejtë.

Tutje, Kelmendi i propozoi Gjykatës që të mbrojturit të saj të i ndërprehet masa e arrestit shtëpiak dhe e e njejta t’i zëvendësohet me një masë tjetër të sigurisë si ajo e paraqitjes në stacion policor.

Tutje, avokatja tha se duke qenë se i mbrojturi i saj ka adresë dhe vendbanim në Republikën e Kosovës, konsideron se është e panevojshme të mbetet e konfiskuar edhe më tutje pasaporta e tij, meqenëse sipas avokates Kelmendi nuk ekziston asnjë rrezik se i mbrojturi i saj mund të mos i përgjigjet thirrjeve të Gjykatës.

Për këtë propozim, prokurori Namani tha se e lë në vlerësim të Gjykatës që të vendosë. Tutje, gjyqtari Driton Berisha mori aktvendim për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit, dhe i akuzuari sipas vendimit të Gjykatës do të vazhdojë të gjykohet në liri.

DOSJA E PROKURORISË Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të datës , i pandehuri Remzi Hajzeraj po akuzohet se me datë në Prishtinë ka kanosur Xhelal Sveçlën në pozitiën e ministrit të Punëve të Brendshme për shkak të detyrës së tij zyrtare. I akuzuari sipas aktakuzës i ka dërguar mesazh kërcënues në rrjetin social Facebook ministrit Xhelal Svelça. “A qen bir qeni.

Komunista të m*tit, kancer i kosovës jeni ju. Mir që sta paska q*** nonën grusht me të knock you out. a e din o qen ministër se stë bajnë pun 10 roje me armë jo. Kanuni Funksionon hala” – ishte teksti që i akuzuari i kishte dërguar Sveçlës Kjo pasi ishte publikuar një video e Ministrit Sveçla duke komunikuar dhe biseduar në rrugë me qytetarë me datë .

Me këtë i pandehuri Remzi Hajzeraj po akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”. Policia e Kosovës më kishte njoftuar se një person ishte arrestuar nën dyshimin se ka kanosur përmes rrjeteve sociale ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi ishte kryer më , ndërsa rasti i kanosjes ishte raportuar më , rreth orës , në Prishtinë. “Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhej në njoftimin e Policisë.

Burimi: Kallxo