Kosova luan ndaj Estonisë në fazën e parë kualifikuese për Botërorin

0%

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave ka mësuar të martën kundërshtaren e fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2027. Vajzat tona përballen me Estoninë. Ndeshjet zhvillohen në fund të tetorit, ndërsa në ndeshjen e dytë Kombëtarja jonë luan në shtëpi. Kombëtarja e Kosovës ishte e para në vazon e parë, ndërsa Estonia e fundit në vazon e dytë.

Synimi i parë i këtyre kualifikimeve është kalimi me sukses i fazës së parë kualifikuese. Në dy edicionet e kaluara Kombëtarja jonë e ka kaluar me sukses fazën e parë kualifikuese për Botëror.

Burimi: Bota Sot