Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Prizren një person që ishte në kërkim për vuajtjen e një dënimi me burgim efektiv. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se i arrestuari është Rifat Gashi , i njohur në publik me nofkën “Michael Jackson” .
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ndaj tij kishte një vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Prizren, me të cilin ishte dënuar me 1 vit burgim efektiv për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” , sipas nenit 188 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Personi i arrestuar fillimisht është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren, ndërsa më pas është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftimin e Policisë. Arrestimi u realizua pasi autoritetet policore arritën ta lokalizonin të kërkuarin, duke ekzekutuar vendimin gjyqësor të formës së prerë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
