Një person ekstradohet nga Belgjika për në Kosovë

0%

Një person ekstradohet nga Belgjika për në Kosovë, ndërsa një tjetër i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar arrestohet në Prishtinë.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot me datë ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar L.B., nga Belgjika për në Kosovë.

I dyshuarit ishte arrestuar nga autoritetet e Belgjikës pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës. I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prizreni për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Po ashtu, sot më , rreth orës , zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë rajoni i Prishtinës, kanë bërë arrestimi e shtetasit gjerman A.J., pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Spanjës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.

Burimi: Bota Sot