Një person është arrestuar lidhur me rastin e vdekjes së një punëtori në vendin e punës në Prizren. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Asgjësim, dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse në vendin e punës”. “P rizren/ – . Viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në vendin e punës është lënduar nga një mjet pune.
Nga lëndimet e marra viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore” , njofton Policia.
