33 aksidente me të lënduar dhe 1.884 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

0%

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë shqiptuar gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve për shkelje të rregullave në komunikacion.

Sipas raportit 24-orësh, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 33 aksidente me persona të lënduar dhe 40 aksidente që kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.

Në kuadër të aktiviteteve për rritjen e sigurisë në rrugë, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1.884 tiketa trafiku ndaj pjesëmarrësve në komunikacion që kanë shkelur dispozitat ligjore. Raporti policor tregon gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 16 persona për vepra të ndryshme penale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prej tyre, 9 persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 persona janë në vuajtje të dënimit.

Burimi: Bota Sot