Labinot Qosa është trajner i ri i portierëve të Prishtinës. Klubi me renome i futbollit ka bërë të ditur lajmin në faqen e saj zyrtare. “FC Prishtina njofton se Labinot Qosa është trajneri i ri i portierëve të skuadrës së parë. Qosa ka nisur zyrtarisht punën, duke qenë pjesë e seancës së parë stërvitore të bardhekaltërve në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.
Ai vjen në klubin tonë me një përvojë të pasur në futbollin e Kosovës, pasi më parë ka qenë pjesë e shtabit teknik të FC Ballkanit, KF Llapit dhe KF Flamurtarit, duke ndërtuar një karrierë të suksesshme në punën me portierët. FC Prishtina i uron mirëseardhje Labinot Qosës dhe i dëshiron suksese në punën ti me bardhekaltërit”, ka njoftuar FC Prishtina.