Ish-komisionari i BE-së i kërkon Parlamentit grek t’ia heqë imunitetin për shkak të fletarrestimit

0%

Gjyqësori belg ka konfirmuar se e ka lëshuar një fletarrestim për ish-komisionarin evropian për Punët e Brendshme, Dimitris Avramopoulos, si pjesë e hetimit për skandalin “Qatargate”, përkatësisht për dyshimin se ai ishte pjesë e një organizate kriminale të lidhur me rastin “para për ndikim”.

Sipas prokurorëve belgë, hetimi përqendrohet në lidhjen e Avramopoulosit me një organizatë përmes së cilës ai dyshohet se ka marrë pagesa mujore prej 5.000 eurosh. Në rastin e fundit të një hetimi për korrupsion të nivelit të lartë në institucionet qendrore të Brukselit, autoritetet belge dyshojnë se Avramopoulos ka përfituar financiarisht rreth 73.000 euro.

Avramopoulos, i cili aktualisht është anëtar i Parlamentit grek nga partia konservatore në pushtet, Demokracia e Re e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, i quajti akuzat “krejtësisht të pabaza” në një deklaratë për mediat lokale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai shtoi se do ta kërkojë personalisht heqjen e imunitetit të tij parlamentar dhe do t’i bëjë thirrje Ministrisë greke të Drejtësisë që ta hetojë plotësisht çështjen. Ai pretendon se të gjitha pagesat që ka marrë nga OJQ-ja janë deklaruar siç duhet në dosjet e tij të pasurisë dhe deklaratat tatimore. Ai gjithashtu deklaron se pozicioni i tij në organizatë ishte thjesht me honorar.

Sipas autoriteteve belge, Avramopoulos u thirr për të dëshmuar para autoriteteve në lidhje me këtë çështje më shumë se gjashtë muaj më parë, por ai nuk u paraqit, duke çuar në lëshimin e një fletarrestimi. Që fletarrestimi të zbatohet, Parlamenti grek duhet së pari të votojë për heqjen e imunitetit të tij nga ndjekja penale.

Rasti i Avramopoulosit është shembull i pamundësisë për të parandaluar konfliktet e interesit kur zyrtarët kalojnë nga posti publik në sektorin privat ose në grupet e interesit, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) Alberto Alemano, nga organizata “The Good Lobby”, e cila merret me çështjet e lobimit transparent dhe etik.

“Është një shembull tipik i problemit të pazgjidhur të të ashtuquajturës ‘derë rrotulluese’ në BE. Ish-komisionarët mbeten të detyruar nga rregullat e etikës edhe pas përfundimit të mandatit të tyre, por këto rregulla mbështeten në vetëraportim dhe kryesisht në procedurat e miratimit simbolik, në vend të verifikimit të pavarur”, thotë Alemano. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com