Irani ka eksportuar 36 milionë fuçi naftë që nga shpallja e marrëveshjes me SHBA-të

0%

Irani ka eksportuar 36 milionë fuçi naftë bruto që nga njoftimi i memorandumit të mirëkuptimit me SHBA-në, sipas platformës së ndjekjes së anijeve TankerTrackers. “Irani ka eksportuar 36 milionë fuçi naftë bruto që nga 15 qershori 2026. Përafërsisht një sasi e ngjashme ende ndodhet në det rreth Iranit” , shkroi ajo në platformën sociale amerikane X.

Më 14 qershor, Irani dhe SHBA njoftuan se kishin arritur një mirëkuptim me 14 pika përmes ndërmjetësimit të Pakistanit, me synim përfundimin e luftës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes dialogut dhe negociatave, shkruan AA.

Memorandumi hyri në fuqi më 18 qershor pasi u nënshkrua në mënyrë elektronike nga presidenti iranian Masoud Pezeshkian dhe presidenti amerikan Donald Trump, transmeton ATSh. Dispozitat e tij përfshijnë përfundimin e armiqësive në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe heqjen e bllokadës detare amerikane të vendosur ndaj Iranit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot