Dëshmoi në gjyqin e “Partizanit”, vajza e Fatos Lubonjës: Nuk kam pasur asnjë presion nga ish-pronarët, me Berishën kam kontakt vetëm nga televizioni

0%

Vajza e analistit Fatos Lubonja, Tetis Lubonja, ish-përgjegjësja juridike në grupin e Agjencisë së Kthimit të Pronave që firmosi për kthimin e kompleksit Partizani pronarëve, ishte dëshmitare në gjyqin e themelit për dosjen “Partizani” në GJKKO.

Gjatë dëshmisë së saj, ajo mohoi të ketë pasur presione gjatë shqyrtimit të dosjeve dhe deklaroi se nuk ka pasur asnjë kontakt me ish-kryeministrin Sali Berisha përtej atij që ka ndjekur në media. “Me Jamarbrin kemi qenë dhe brez i njëjtë, edhe në konferenca mjedisore, ndaj njihemi.

Në shoqërinë Kontakt kam punuar part time, për 6 muaj shumë kohë, pasi kam punuar te agjencia e kthimit të pronave. Në 2006 kam punuar te agjencia e kthimit të pronave për 10 muaj. Procedura për kthimin e pronave ndaj familjes Begeja, Vaqarri, etj. Njihja dikë nga familja Llagami, atyre nuk iu kthye prona. Nuk më është bërë asnjëherë presion nga ish-pronarët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Veç televizorit nuk kam asnjë kontakt me Sali Berishën“, dëshmoi ajo. Procedura për kthimin e pronave te çështja Partizani, filloi më dhe Tetis Lubonja pati dëshmuar në SPAK se dosjet e pronave për pesë familje u trajtuan me prioritet, duke u shqyrtuar për një periudhë prej rreth dy muajsh nga fillimi i procedurës. “Detyrat i merrja nga eprorët.

Kam zbatuar ligjin dhe kam ndjekur të gjitha procedurat. Dosja qëndronte në dy sektorë, juridik dhe grafik. Këto territore kanë qenë të njohura si prona të ish-pronarëve. Janë ndjekur procedurat ligjore dhe kemi dhënë vlerësimin ligjor”, dëshmoi më tej Lubonja.

Burimi: Bota Sot