“Algoritmi, agjenturat e huaja greke e serbe”- Berisha “zbërthen” vizitën e kryeministrit në Elysee

0%

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar takimin e pritshëm mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez Emmanuel Macron, duke u shprehur se shpreson që kreu i shtetit francez të ketë një pasqyrë reale të situatës në Shqipëri dhe jo atë që do t’i paraqesë Edi Rama.

Në konferencen me gazetaret, Berisha iu referua traditës së drekave zyrtare në Pallatin Elysee, duke thënë se ato shërbejnë si një mundësi për Francën që të shprehë hapur qëndrimet e saj ndaj të ftuarve. Ai kujtoi një episod që, sipas tij, lidhet me ish-presidentin francez Jacques Chirac dhe ish-kryeministrin serb Vojislav Kostunica.

“Në traditën e pallatit Elysee drekat janë si të themi për ti shprehur haptas mendimet e veta Franca ndaj të ftuarit që në rastin e drekës i jep privilegjin e një të ftuari në drekë. Më kujtohet si sot në këtë traditë kur i ndjeri francez Jacques Chirac ftoi ish kryeministrisë e Serbisë Vojislav Kostunica, e ftoi për një drekë në Elysee.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas tre orësh Kostunica i paraqiste presidentit Chirac një realitet që nuk ekzistonte. Një rast të pazakontë Chirac lëshoi një deklarate që thoshte se ‘une ftova kryeministrin e një kombi mik, por pashë që absolutisht ai nuk besonte realitet tjetër përvec atij që kishte në kokë dhe nuk ekzistonte”. A do jetë kjo komunikatë apo tjetër, nuk mund ta them.

Ky është një variant, varianti tjetër mund të jetë edhe për të shprehur mbështetje”, tha Sali Berisha. Po ashtu, lideri i PD tha se kryeministrin Rama po paraqet një situatë tjetër të protestave në vend, duke pretenduar se ato nxiten nga faktorë të jashtëm.

“Uroj dhe dëshiroj që presidenti Macron të mbajë parasysh se realiteti që përshkruan Edi Rama për balozin e ri “algoritmi”, për agjenturat e huaja, greke, iraniane, ruse e serbe nuk është ai realitet që ekziston në bulevardin e Tiranës, ku qindra e mijëra protestojnë në mënyrën më civile dhe më të qëndrueshme ndaj një regjimi që i ka plaçkitur në mënyrën më të pamëshirë”, deklaroi ndër të tjera Berisha.

Burimi: Bota Sot