Kombëtarja e Kosovës do të luajë si mysafire e Izraelit në Hungari, më saktësisht në stadiumin “Nagyerdei Stadion”. Izraeli, për shkak të situatës së luftës, ndeshjet si vendas po i zhvillon në stadiume neutrale, ndërsa përballjen ndaj Kosovës ka zgjedhur ta luajë në Hungari.
UEFA ka konfirmuar se kjo ndeshje, e cila do të zhvillohet më , do të luhet në “Nagyerdei Stadion”/ Ndërkohë, Kosova pritet të rikthehet në aksion në muajin shtator, ku për herë të parë do të luajë katër ndeshje brenda 14 ditëve. Rikujtojmë se në grupin B të Nations League, “Dardanët” bëjnë pjesë në të njëjtin grup me Austrinë, Irlandën dhe Izraelin.
