Shpërndaje në: Francisco Conceicao shpreson që ta rishkruajë historinë e familjes së tij, kur Portugalia përballet me debutuesin e Botërorit, Uzbekistanin, në ndeshjen e xhiros së dytë të martën. Francisco luan në Botëror, 24 vjet pasi babai i tij, Sergio, pati rrugëtim dëshpërues në ngjarjen globale. Portugalia e Sergio Conceicaos, nuk e kishte kaluar fazën grupore.
Portugalia e këtij edicioni barazoi në ndeshjen e parë ndaj Republikës Demokratike të Kongos. Një tjetër gabim mund t’ua zbehte gjasat për avancim tutje. Por, Francisco shpreson në fitore dhe sukses madhor me portugezët në këtë edicion. Francisco është sulmues i krahut të djathtë dhe luan te Juventusi.q
