Shpërndaje në: FIFA ka publikuar emrat e lojtarëve më të shpejtë të raundit të parë të Kupës së Botës. Lojtari më i shpejtë i turneut, pas ndeshjeve të para të fazës grupore, ishte mbrojtësi i Australisë, Jordan Bos. Sipas të dhënave të FIFA-s, mbrojtësi 23-vjeçar i krahut të majtë i Feyenoordit, e arriti shpejtësinë maksimale prej 36.7 kilometra në orë në fitoren 2:0 ndaj Turqisë.
Vetëm dyshja e Manchester Cityt, Erling Haaland i Norvegjisë dhe Abdukodir Khusanov i Uzbekistanit, iu afruan atij, me shpejtësi prej 36.5 km/h. Prapa kanë mbetur lojtarë si Kylian Mbappe, Son Heung-min dhe Pedro Neto. Bos kishte katër gola e nëntë asistime me Feyenoordin, ndërsa vlerësohet si Gareth Bale i ri.
