Një person është arrestuar në Ferizaj më , pasi dyshohet për kanosje ndaj zyrtarëve policorë. Sipas njoftimit të Policisë, fillimisht i dyshuari nuk i është bindur urdhërave të policëve për ndalim në një pikë kontrolli. Më pas, sipas Policisë, zyrtarët policorë kanë arritur ta ndalojnë veturën të cilën e drejtonte i dyshuari dhe pas ndaljes, sipas Policisë, i dyshuari ka kanosur policët.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”– thuhet në njoftim.
Burimi:
Kallxo
