“Aeroporti i Vlorës do hapet patjetër”, Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës

0%

Kryeministri Rama tha nga Rinasi se rritja e vazhdueshme e numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve në Shqipëri kërkon zgjerimin e mëtejshëm të sistemit të aviacionit civil në vend. Kryeministri u ndal edhe te projekti i Aeroportit të Vlorës, për të cilin pranoi se ka pasur vonesa, por theksoi se ato nuk lidhen me shtetin shqiptar.

Ai bëri të ditur gjithashtu se qeveria ndodhet në fazën përgatitore për hapjen e garës për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës, i cili do të ketë karakter turistik dhe sezonal. Rama theksoi se transformimi i sektorit të aviacionit në Shqipëri ka sjellë një rritje të ndjeshme të aksesit të qytetarëve në transportin ajror.

“Projeksioni i numrit të pasagjerëve që potencialisht do të hyjnë në Shqipëri në një dekadë më tutje dhe numrit të fluturimeve. Kjo do të thotë që duhet të vazhdojmë të zgjerojmë sistemin tonë të aviacionit civil. Të gjithë janë të informuar për disa vonesa të shkaktuara jo për shkak të shtetit, por për shkaqe të brendshme të kompanisë në aeroportin e Vlorës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministria ka ndërmarrë hapat e duhur dhe objektivi ynë është i palëvizshëm, që aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër dhe nuk do të jetë pre e mosmarrëveshjeve brenda kompanisë. Jemi në fazën e përgatitjes së fundit për çeljen e garës për aeroportin e Gjirokastrës, që do të jetë aeroport turistik dhe sezonal.

Ne e kemi nisur këtë detyrë me vetëm 6.5 për qind të popullsisë që kishte akses në aviacion, ndërsa sot që flasim shifra ka shkuar në afro 40 për qind e shqiptarëve që e përdorin avionin.”

Burimi: Bota Sot