Rrahje mes gjashtë personave në Ferizaj, pesë të dyshuar dërgohen në

0%

Një përleshje mes gjashtë personave ka ndodhur në Ferizaj, pas një mosmarrëveshjeje, ku dyshohet se ka pasur edhe përdorim të një kaçavide. Sipas Policisë, në rast janë të përfshirë pesë shtetas kosovarë dhe një shtetas i huaj. Tre nga të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

“Një kaçavidë është sekuestruar”, thuhet në raportin policor. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje. Ndërkaq, personi që ndodhet në QKUK nuk është intervistuar për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Rasti është cilësuar nga Policia si “Vrasje në tentativë”.

Burimi: Bota Sot