Hakimi do të dalë në gjyq

0%

Gjykata e Apelit e Versajës ka konfirmuar dërgimin në gjyq të Achraf Hakimit për akuzën e dhunës seksuale. Vendimi vjen ndërsa mbrojtësi i Marokut është i angazhuar në Botërorin 2026.

Pavarësisht këshillës së avokates së tij për të mos folur publikisht, Hakimi reagoi në rrjetin X me një mesazh të gjatë: “Drejtësia më pa në sy dhe më tha: Po të mos ishe i famshëm, ky rast nuk do të ekzistonte kurrë”. Futbollisti tha se për vite me radhë zgjodhi të heshtte, duke pritur përfundimin e hetimeve.

“Mendova se duke qëndruar dinjitoz, i duruar dhe besuar drejtësisë, do të merreshin vendimet e duhura”, – shkroi ai. Hakimi shtoi se ndihet i dëmtuar nga kjo çështje: “Një histori që nuk është e imja po kthehet në dëm të familjes sime, jetës sime dhe, mbi të gjitha, të së vërtetës. Ndonjëherë ndihem si një shënjestër e lehtë”. Ai përfundoi: “E kam pritur këtë proces që nga dita e parë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tani e pres edhe më shumë, më në fund do të mund të flas”.

Burimi: Bota Sot