Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

0%

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për shërbyesit civilë të dalluar, të organizuar nga Ministria e Administratës Publike dhe Digjitalizimit, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Publik, e cila shënohet më 23 qershor.

Në fjalën e tij hyrëse, Kurti theksoi rëndësinë e shërbimit publik dhe të shërbyesve civilë, duke nënvizuar se administrata është fytyra e Republikës përballë qytetarëve dhe mënyra se si ata e përjetojnë shtetin. “Shpesh, kur flasim për shtetin, mendojmë për ligje dhe politikanë, për ndërtesa qendrore, për vendime e procedura, për buxhete dhe strategji.

Por qytetari nuk e takon shtetin si një nocion abstrakt. Ai e takon shtetin përmes njeriut që i shërben: përmes zyrtarit që e dëgjon, mësuesit që edukon, mjekut dhe infermierit që kujdesen, policit që ruan rendin, inspektorit që mbron sigurinë dhe cilësinë, si dhe nëpunësit që i jep një përgjigje të drejtë, të qartë dhe në kohë” , tha Kurti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tij, qeverisja e mirë, transparente dhe në shërbim të qytetarëve nuk është një parullë politike, por një parim udhëheqës. “Në një republikë demokratike, pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi e lartë. Udhëheqja që shërben nuk pyet ‘sa pushtet kam?’, por ‘çfarë përgjegjësie kam?’. Nuk pyet ‘sa kontrolloj?’, por ‘sa lehtësoj?’.

Ky është kuptimi i vërtetë i shërbimit publik” , deklaroi kryeministri në detyrë. Kurti tha se meritokracia nuk është më vetëm një synim që mbetet në letër, por një mekanizëm objektiv që garanton drejtësi dhe barazi në proceset e rekrutimit.

“Nëpunësi profesional dhe i ndershëm tashmë ka hapësirën dhe mbështetjen e plotë për t’u zhvilluar dhe për t’u vlerësuar mbi bazën e punës dhe përgjegjësisë”, deklaroi ai. Ai përmendi gjithashtu platformën eKosova, duke e cilësuar atë si një sistem të avancuar të ofrimit të shërbimeve elektronike për qytetarët.

Burimi: Bota Sot