Ancelotti nuk e nënvlerëson Haitin

0%

Brazili nuk e nisi Kupën e Botës ashtu siç pritej, ndaj trajneri Carlo Ancelotti ka paralajmëruar ndryshime në formacion që në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve. Brazili barazoi 1:1 ndaj Marokut në takimin e parë, ndërsa paraqitja e brazilianëve u kritikua gjerësisht, sidomos për faktin se marokenët ishin më konkretë dhe më të sigurt gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes.

Ancelotti theksoi se Brazili duhet të jetë shumë më i kompletuar në të gjitha fazat e lojës kundër Haitit. “Duhet të bëjmë shumë gjëra mirë. Duhet të mbrohemi në bllok të ulët, të sulmojmë, të shfrytëzojmë cilësinë individuale, të jemi agresivë në fazën sulmuese, por edhe të dimë të tërhiqemi dhe të mbrohemi në zonën tonë”, tha ai. Trajneri italian nuk e nënvlerëson aspak Haitin.

“Haiti është një ekip shumë i balancuar, fizikisht i fortë, i organizuar mirë dhe me një sistem të qartë loje. Luajnë futboll të mirë sipas karakteristikave që kanë. Duhet të respektojmë çdo kundërshtar, sepse kjo është Kupë Bote dhe të gjithë janë maksimalisht të motivuar”, përfundoi Ancelotti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot