Lionel Messi zbulon “sekretin” e rekordeve

0%

Pasi kënaqi përsëri botën me lojën e tij dhe shënoi tre gola në ndeshjen e parë të grupit në Kupës së Botës kundër Algjerisë, Lionel Messi e krahasoi veten me tenistin legjendar spanjoll Rafael Nadal. Gazetarët nga e gjithë bota ishin të interesuar të dinin se cili është sekreti i suksesit dhe çfarë është thelbësore që, në moshën 39-vjeçare, Messi arrin të elektrizojë sportdashësit. Në përgjigje të kësaj, Messi u shpreh se kohët e fundit ka parë një dokumentar për Rafael Nadalin dhe se etja e tij për fitore dhe dëshira për t’u ndjerë mirë në fushë e mbajnë atë midis më të mëdhenjve. “Më ka pëlqyer të luaj futboll që kur isha fëmijë dhe kur ndihem mirë kështu, jap gjithçka. Tani po shikoj një dokumentar për Rafael Nadalin dhe mendoj se jemi shumë të ngjashëm në këtë kuptim. Dua të ndihem mirë. Nëse jam në formë të mirë, do të jem aty dhe do të jap gjithçka”, tha Messi. Messi ka barazuar rekordin e Miroslav Kloses për më shumë gola në Kupat e Botës. Messi dhe Klose janë tani në krye të listës me nga 16 gola secili, të ndjekur nga Ronaldo Nazario da Lima me 15. Argjentinasi nuki mbajti dot lotët, pas shënimit të golit të parë. Ai e shpjegoi këtë ndjessi para kamerave. “Lotët e mi pas golit të parë? Pata disa ditë të vështira. Nuk kishin lidhje me futbollin. Dhe ato ndjenja ishin për shkak të kësaj. I falënderoj shokët e ekipit, stafin e trajnerëve dhe delegacionin që më ndihmuan”, përfundoi argjentinasi, i cili shënoi kështu tregolëshin e tij të parë në Kupën e Botës.

Burimi: Bota Sot