“Dil tash…” – Dejona Mihali reagon ashpër ndaj Mehmetajt për mbrojtjen e Lushtakut

0%

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar ashpër ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, pas deklaratave të tij në mbrojtje të Sami Lushtakut. Mihali e ka akuzuar Mehmetajn për qëndrime të ndikuara politikisht dhe për, siç u shpreh ajo, mbrojtje të figurave të caktuara përmes narrativave të “grupeve të interesit”. Në reagimin e saj në Facebook, ajo përmendi edhe raportin e Mehmetajt me Baton Haxhiun, përcjell “Bota sot”. Shkrimi i plotë Sot paska folur në mbrojtje të Sami Lushtakut edhe zari i Baton Haxhiut, Lirim Mehmetaj. Mirë shumë. Janë ditë kur krejt zarat e këtyre grupeve do të flasin. Ky thua ti ia mban vetes për i besueshëm se për një kohë të gjatë ia ka mësuar patriotizmën Batoni, bosi i vet. Pastaj pasi u ngop patriotizëm batonian kaloi të Lushtaku, kampioni i integritetit dhe qytetarisë. O ti ( n ) zar i Sami Lushtakut, ky i fundit as nuk është Adem Jashari as nuk është Zahir Pajaziti, as nuk është Ilir Konushevci as Luan Haradinaj as Fehmi Lladrovci po as nuk është Rexhep Selimi e plot të tjerë. Sami Lushtaku erdhi nga jashtë vendit, 1 vit luftoi. Bravo i qoftë. I lumtë pushka. Dhe 20 vjet plaçkiti. Turpi nuk do t’i ndahet gjithë jetën e edhe pas jetës. Kaq. Dil tash me një video ku e merr me zor rolin e eunukut të Sami Lushtakut dhe trillon ndonjë temë tjetër.

Burimi: Bota Sot