Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani, ku mori pjesë në konferencën vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor. Gjatë qëndrimit në Berlin, Rama u takua edhe Ministren gjermane të Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, Katherina Reiche. Në konferencë, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se duhet integrim sa më i shpejtë i Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke i dhënë një vend në tryezë e më tej të drejtën e vetos. Rama tha se integrimi gradual nuk mund të kthehet në paradhomë pritjeje që varet nga ankthet subjektive të disa shteteve anëtare.
Burimi:
Bota Sot
