Zyrtare: Ermal Krasniqi transferohet në Superligën e Turqisë

0%

Sulmuesi anësor nga Kosova, Ermal Krasniqi, ka kompletuar transferimin te klubi turk Amedspor, që garon në Superligën e Turqisë. Klubi kurd ka njoftuar zyrtarisht të premten afrimin e 27-vjeçarit nga Legia Varshava, duke e prezantuar si përforcim të ri për sezonin.

Krasniqi ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe ka kompletuar huazimin te skuadra turke, ndërsa transferimi është bërë i ditur edhe përmes faqes zyrtare të klubit në rrjetet sociale, ku është publikuar një video mirëseardhjeje me mesazhin: “Ju mirëpresim Ermal Krasniqi”.

Vlen të theksohet se te Amedspor janë të angazhuar edhe dy figura të tjera nga Kosova, futbollisti Florent Hasani dhe trajneri Besnik Hasi, i cili është zyrtarizuar së fundmi në krye të ekipit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com