Ministria e Financave Punës dhe Transfereve ka paguar afër 1 milion euro për përfitues të cilët gëzojnë më shumë se një pension.
Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se në vlerën prej 926,552 euro, rastet më të shpeshta të përfitimit të më shumë se një pensioni nga skemat pensionale, janë përfituesit që i takojnë kategorisë së TMK, pagesa të cilat ministria i kishte paguar edhe vitin e kaluar bazuar në vendimin e ish kryeministrit nr.12/82 të datës .
“Me këtë vendim ishte aprovuar vazhdimi i pagesave të pensioneve të dyfishta për FSK dhe ish-pjesëtarët e TMK deri në interpretimin përfundimtar të ligjeve për skemat pensionale” – thuhet në raportin e ZKA-së.
Në raportin e vitit 2025, ZKA thotë se pagesat e pensioneve të dyfishta për personat e njëjtë pa një interpretim të bazës ligjore nga organet përgjegjëse mund të dëmtojë buxhetin e ministrisë. ZKA ka gjetur gjithashtu se në vitin 2025 nga ky dikaster janë paguar edhe rreth 300 mijë euro për pensione për personat të cilët janë të punësuar apo realizojnë të ardhura pensionale.
“Vlera e gabimit financiar për vitin 2025 ishte 259,392 euro” – thuhet në raportin e ZKA-së. ZKA për vitin 2025 ka gjetur se MF ka paguar edhe pensione personave pas vdekjes. Gjatë 2025 ZKA ka gjetur se janë kryer 517 pagesa në vlerë prej 91 mijë euro për pensione pas vdekjes së përfituesve.
ZKA për këtë ka rekomanduar që Ministri duhet të analizojë në hollësi çështjen e pagesave më sipër dhe të shqyrtoj mundësinë për kthimin e tyre nga shfrytëzuesit në llogarinë e buxhetit. Gjithashtu në rekomandimin e ZKA thuhet se ky dikaster duhet të siguroj forcimin e e kontrolleve të brendshme në mënyrë që të krijoj një komunikim më efektiv ndërmjet databazave të skemave pensionale.
Raportin e plotë të auditimit për vitin 2025 për Ministrinë e Financave mund ta gjeni këtu . Ministri në detrë i Financave, Hekuran Murati është pajtuar me gjetjen e Auditorit dhe është zotuar se brenda 30 ditëve do të dërgojë një plan për zbatimin e rekomandimeve të auditorit. Raporti i auditorit për PFV-të e vitit 2025 kishte rezultuar me 9 rekomandime.
Deri në kohën kur ka përfunduar auditimi i vitit 2025, Auditori ka gjetur se vetëm një rekomandim ishte zbatuar, një tjetër ishte në proces të zbatimit, ndërsa 7 të tjerë nuk ishin zbatuar ende.
