Kleviol Ahmeti i njohur si Clevio tashmë dihet prej vitesh se ka një përplasje me artistin Noizy. I ftuar në emisionin “Kampionët e Botës”, Clevio bëri një renditje të personazheve VIP shqiptarë. Më të mbivlerësuarin cilësoi Noizyn, por një karton të kuq i dha këngëtares Xhensila Myrtezaj. Topin e Artë për reperin nga Lushnja e meriton Getoar Selimi apo Ghetto Geasy.
Pjesë nga biseda mes tyre: Vjollca: Cili është lojtari më i mbivlerësuar? Clevio: Noizy. Vjollca: Kush është lojtari që bën më shumë zhurmë se sa futboll? Clevio: Më shumë zhurmë sesa futboll? Nuk është se bën ndonjë zhurmë, por po ia lëmë Stresit. Vjollca: Cila këngëtare e vendos ndeshjen në skenë sot për sot? Clevio: Diva, Dafina. Vjollca: Kush e meriton kartonin e kuq?
Clevio: Xhensila Myrtezaj. Vjollca: Cili është lojtari që ka merkaton më të madhe? Clevio: Gango. Vjollca: Topi i Artë shkon për? Clevio: Getoarin.
