Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vlerësuar se çmimet e mallrave kanë shënuar rënie pas lehtësimit të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe hapave drejt rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, megjithatë rikthimi në nivele të plota të stabilitetit pritet të marrë kohë.
Zëdhënësja e FMN-së, Julie Kozack, tha se konflikti në rajon ka testuar qëndrueshmërinë e ekonomisë globale, duke ndikuar në disa tregje kyçe si energjia dhe lëndët e para. Sipas FMN-së, çmimet e naftës janë tërhequr nga nivelet më të larta të arritura gjatë periudhës së tensioneve, por ende mbeten rreth 10% më të larta se para fillimit të konfliktit.
Po ashtu, janë shënuar rënie edhe në çmimet e karburantit për avionë, gazit natyror dhe disa lëndëve të para si metalet bazë dhe plehrat kimike, megjithëse këto vazhdojnë të qëndrojnë mbi nivelet e mëparshme të krizës.
FMN thekson se ndikimet e luftës në ekonomi analizohen përmes çmimeve të mallrave, inflacionit dhe kushteve financiare globale, të cilat vazhdojnë të mbeten të ndjeshme ndaj zhvillimeve gjeopolitike. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
