Kosova e Austria nënshkruajnë marrëveshje që lejon familjarët e diplomatëve të punojnë gjatë shërbimit në shtetin pritës

0%

Republika e Kosovës dhe Republika e Austrisë kanë nënshkruar një marrëveshje të re që do t’i lejojë familjarët e diplomatëve të punojnë gjatë shërbimit në shtetin pritës.

Sipas MPJD, marrëveshja rregullon mundësinë e ushtrimit të veprimtarisë fitimprurëse nga anëtarët e familjeve të personelit diplomatik dhe konsullor gjatë periudhës së shërbimit në shtetin pritës, duke krijuar kushte më të favorshme për familjet e diplomatëve të të dyja vendeve.

“Marrëveshja rregullon mundësinë e ushtrimit të veprimtarisë fitimprurëse nga anëtarët e familjeve të personelit diplomatik dhe konsullor gjatë periudhës së shërbimit në shtetin pritës, duke krijuar kushte më të favorshme për familjet e diplomatëve të të dyja vendeve.” – thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Pas ceremonisë së nënshkrimit, Zëvendësministri Ahmeti zhvilloi takim me Sekretarin e Përgjithshëm Marschik, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet dypalëshe, mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit institucional dhe ekonomik, si dhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë” – thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Burimi: Kallxo