Zjarr në një objekt në Vragoli, raportohet për dëme materiale

0%

Shpërndaje në: Policia e Kosovës ka konfirmuar për një incident zjarri në një objekt në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës pasditen e së premtes. Sipas njoftimit, me të marrë informatën, policia e zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje. “Bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale, nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Policia.

Si pasojë, siç kanë thënë lexuesit e KOHËS, janë shkaktuar kolona të shumta në rrugën Prishtinë – Pejë.

Burimi: Koha