Ish kapiteni i klubit të futbollit Llapi nga Podujeva, Fatmir Berisha, ka uruar 31 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. Ish futbollisti i mirënjohur dhe i gjeneratës së sakrificës, e ka vleërsuar lart kontributin e gazetës kombëtare “Bota sot’. “Urime 31-vjetori i gazetës kombëtare “Bota Sot”!
Përgëzime për 31-vjetorin e gazetës më të mirë kombëtare, “Bota Sot”, e cila për një kohë të gjatë ishte burimi kryesor i informimit për ngjarjet politike, kombëtare dhe sportive. Ajo vazhdon të jetë gazeta që me përkushtim pasqyron të gjitha arritjet e sportistëve shqiptarë, si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj, në të gjitha disiplinat sportive.
Mirënjohje të veçantë për gazetarin më të mirë sportiv, Kemajl Milaim Goca, i cili me profesionalizëm, përkushtim dhe punën e tij të palodhshme ka dhënë një kontribut të çmuar në promovimin e sportit shqiptar. Ju uroj shumë suksese edhe në të ardhmen, juve dhe të gjithë stafit të gazetës kombëtare “Bota Sot”!”, ka uruar Berisha.