Formacionet zyrtare, Norvegji – Francë: Nordikët futen me ekipin B, ‘Gjelat’ me të gjitha forcat

0%

Kombëtarja e Francës do të përballet me atë të Norvegjisë me fillim nga ora në kuadër të raundit të tretë të Kampionatit Botëror 2026. ‘Gjelat’ pas dy ndeshjeve të para numërojnë dy fitore, pas triumfeve ndaj Senegalit dhe Irakut, teksa synojnë ta mbyllin kampanjën e grupeve duke i fituar të gjitha ndeshjet.

Ndonëse të dy skuadrat si Franca dhe Norvegjia kanë nga gjashtë pikë, këta të fundit kanë zgjedhur që në ndeshjen e sotme të futen me formacion të dytë. Kësisoj, emra si Erling Haaland dhe Martin Odegaard kanë mbetur në bankën rezervë. Te Franca në anën tjetër nga minuta e parë starton Kylian Mbappe, teksa nuk mungojnë as emrat e përhershëm si Michael Olise dhe Ousmane Dembele.

Formacionet zyrtare: Norvegji : Selvik; Aursnes, Falchener, Ostigard, Bjorkan;, Thorstvedt, Berg, Aasgaard; Bobb, Larsen, Schjelderup. Francë : Maignan; Hernandez, Lacroix, Upamecano, Kounde; Kone, Tchouameni; Doue, Olise, Dembele; Mbappe. 🚨 𝗡𝗘𝗪: France and Norway XIs for today’s game. WHAT. A. DUEL! ⚔️ pic.twitter.com/CVvxR2wjRJ — The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) June 26, 2026 / Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi