Tërmeti tragjik në Venezuelë/ Nëna humbi jetën duke mbrojtur vajzën, futbollisti rrëqeth me fjalët për bashkëshorten: Do t’i tregoj historinë se si e shpëtove…

0%

Një histori tronditëse dhe prekëse ka dalë nga tragjedia e shkaktuar nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë, ku një nënë humbi jetën duke shpëtuar vajzën e saj të vogël gjatë shembjes së ndërtesës ku ndodheshin. Sipas mediave vendase, Andrea Bello, bashkëshortja e futbollistit Héctor Bello, sakrifikoi jetën për të mbrojtur fëmijën e tyre gjatë momentit të tërmetit.

Vajza e vogël arriti të mbijetojë falë ndërhyrjes së saj. Në një mesazh emocional të publikuar në rrjetet sociale, futbollisti venezuelian i kushtoi disa fjalë prekëse bashkëshortes së ndjerë. “Do t’i tregoj historinë se si e shpëtove dhe se si jetën tënde e dhe për vajzën tonë. Ishe një grua e guximshme që nuk e braktise kurrë, edhe kur more frymën e fundit”, shkroi ai.

Sipas deklaratave të tij, vajza e tyre dhe tezja e saj ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ai po përballet me humbjen e bashkëshortes mes katastrofës që ka goditur vendin. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në zonat e prekura nga dy tërmetet e fuqishme që goditën veriun e Venezuelës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas autoriteteve, deri tani janë konfirmuar qindra viktima dhe mijëra të plagosur, ndërsa shumë persona rezultojnë ende të zhdukur.

Burimi: Bota Sot