Zelensky bën thirrje që Ukraina të anëtarësohet në NATO, identifikon

0%

Volodymyr Zelensky thotë se anëtarësimi i Ukrainës në aleancën e NATO-s “ka kuptim”. “Ne tashmë e shohim njëri-tjetrin si partnerë të besueshëm dhe do të ishte e natyrshme të bëheshim pjesë e një komuniteti të përbashkët sigurie”, tha ai në Samitin e NATO-s. “Fakti është se ne do të mbetemi pranë burimit të problemit – Rusisë – për një kohë të gjatë.

Ukraina në NATO është një burim aftësie mbrojtëse të jashtëzakonshme”, shtoi ai, transmeton Telegrafi. Gjithashtu theksoi se Ukraina ka aftësinë më të madhe dhe më të përparuar në botë për luftë me dronë dhe po u ofron këto teknologji partnerëve të saj përmes iniciativës së marrëveshjes së dronëve.

Asnjë vend tjetër nuk mund të mbrohet nga sulmet me dronë si Ukraina, thotë Zelensky “E vetmja gjë që duhet të bëjmë ende këtu në Evropë është të ndërtojmë një mbrojtje të fortë kundër raketave balistike të Rusisë. Kjo është një sfidë e madhe – është e vërtetë. Ky është avantazhi i fundit i madh i Rusisë”, shtoi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Evropa ka nevojë “urgjentisht” për aftësinë e saj për të prodhuar sisteme antibalistike dhe raketat që u nevojiten, theksoi presidenti ukrainas. Sistemi amerikan Patriot është “i shkëlqyer”, por prodhimi i tij aktual nuk është i mjaftueshëm për të përmbushur kërkesën në rritje, shtoi ai.

Burimi: Telegrafi