Ngritet aktakuzë për krime lufte në Vushtrri ndaj ish pjesëtarit të

0%

Prokuroria Speciale e Kosovës, sot () ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë për krime lufte në Vushtrri, ndaj një ish pjesëtari të MUP-it serb. Sipas njoftimit, i dyshuari me inicialet R.D., dyshohet se me kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës me inicialet Sh.D., e cila më pas kishte vdekur duke mos u mbijetuar plagëve.

“Po ashtu, i pandehuri akuzohet se në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 71 civilëve, në trajtim çnjerëzor, torturë, plaçkitje dhe dëbim të popullsisë civile shqiptare” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Rasti tashmë është dërguar për shqyrtim në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës, ndërsa i dyshuari ndodhet në paraburgim. Kujtojmë që ditë më parë, Prokuroria Speciale njoftoi po ashtu se ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë edhe dy aktakuza të tjera për gjykim në mungesë, për krime lufte, ndaj gjashtë personave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria Speciale në rastin e parë, ka ngritur aktakuzë ndaj J.J. dhe A.S. Sipas aktakuzës, të pandehurit, ish gardianë të Burgut të Prishtinës dhe paraleles së tij në Lipjan, gjatë viteve 1998-1999 kanë keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme, si shkopinj gome, shufra metalike, shqelma dhe grushte deri në alivanosje.Po ashtu, ata i kanë kanosur seriozisht me vrasje.

Ndërsa, në rastin e dytë, PSRK ka ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurave me inicialet: L.S., D.L., S.A., B.S. Sipas aktakuzës të pandehurat akuzohen se, në cilësinë e gardianeve të Burgut të Prishtinës – paralelja për gra në Lipjan, gjatë periudhës së luftës 1998-1999, në bashkëkryerje me tashmë të akuzuarën N.C., i kanë keqtrajtuar në mënyrë sistematike të burgosurat shqiptare, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe duke u shkaktuar lëndime trupore e dhunë psikike.

Në anën tjetër, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, në një konferencë për media të mbajtur me , tha se hetimet për rastin e masakrës ndaj familjes Jashari në Prekaz, janë drejt përfundimit dhe sipas tij, varësisht prej provave të mbledhura rasti mund të përfundojë me aktakuzë.

Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, u akuzua për krime të luftës nga Tribunali i Hagës. Procesi ndaj tij nuk përfundoi për shkak se Millosheviq kreu vetëvrasje. Milan Milutinoviq, ish-presidenti i Serbisë, u lirua nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.

Nikola Sainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, u dënua me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Dragolub Ojdaniç, ish-shefi i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, u dënua me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë Jugosllave, u dënua me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Vladimir Lazareviç, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë Jugosllave, u dënua me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Sreten Lukiç, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, u dënua me 20 vjet burg edhe për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

Burimi: Kallxo