Xhakën nuk e shpërqendroi tifozi që shpalosi flamurin e Serbisë

0%

Shpërndaje në: Zvicra avancoi në çerekfinale të Kupës së Botës pas fitores dramatike 4:3 në penallti ndaj Kolumbisë. Granit Xhaka e realizoi penalltinë e parë. Kapiteni dhe lideri i Zvicrës nuk u shpërqendrua nga provokimi i bërë në tribuna, ku një tifoz shpalosi flamurin e Serbisë. Flamuri i Serbisë u shpalos në mes të tifozëve të Kolumbisë, nga ana ku u ekzekutuan penalltitë.

Xhaka realizoi në mënyrë të përkryer dhe e ndihmoi Zvicrën të avanconte tutje, ka shkruar të enjten mediumi kroat “24sata”.

Burimi: Koha