Rudolf Turkaj bashkohet me KF Trepçën

0%

Trepça po përforcohet për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Mitrovicasit përforcohen me futbollistin Rudolf Turkaj.

“KF Trepça ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin shqiptar Rudolf Turkaj, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë 31-vjeçari nga Lezha i bashkohet skuadrës së KF Trepçës për sezonin e ri, duke sjellë përvojë dhe siguri në repartin e mbrojtjes Me ardhjen e tij, KF Trepça vazhdon ndërtimin e një skuadre konkurruese, të gatshme për sfidat që e presin në sezonin e ri”, ka njoftuar KF Trepça.

Burimi: Bota Sot