MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi

0%

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka njoftuar se edhe për vitin shkollor 2026/2027 do të mbështesë nxënësit e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) përmes ndarjes së 100 bursave, me qëllim të nxitjes së regjistrimit në drejtimet deficitare dhe rritjes së pjesëmarrjes së vajzave në drejtimet teknike.

Sipas njoftimit të MASh-it, bursat janë të dedikuara për nxënësit e klasës së dhjetë në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP), ndërsa secila bursë ka vlerën 50 euro në muaj, përkatësisht 500 euro për vitin shkollor, duke përjashtuar muajt korrik dhe gusht.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës, edhe për vitin shkollor 2026/2027, do të mbështesë nxënësit e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) përmes ndarjes së 100 bursave, me synim nxitjen e regjistrimit në drejtimet deficitare dhe rritjen e pjesëmarrjes së vajzave në drejtimet teknike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Bursat janë të dedikuara për nxënësit e klasës së dhjetë në IAAP dhe kanë vlerën 50 euro në muaj, përkatësisht 500 euro për vitin shkollor, ndërsa mbështetja do të vazhdojë për tri vite të shkollimit, sipas kritereve të përcaktuara” , thuhet në njoftim.

MASh bën të ditur se nga 100 bursat e planifikuara, 70 do t’u ndahen nxënësve që regjistrohen në drejtimet deficitare, ndërsa 30 do të jenë të dedikuara për vajzat që zgjedhin drejtimet teknike.

“Nga numri i përgjithshëm i bursave, 70 janë të destinuara për nxënësit që regjistrohen në drejtimet deficitare, ndërsa 30 për vajzat që zgjedhin drejtimet teknike, me qëllim zhvillimin e aftësive profesionale në fushat ku tregu i punës ka nevojë për kuadro të reja”, thuhet më tej. Sipas ministrisë, afati për aplikim është nga 9 korriku deri më .

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit bëhet në IAAP, ndërsa drejtorët e këtyre institucioneve duhet t’i dorëzojnë aplikacionet në MASh, përkatësisht në Departamentin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, deri më .

Burimi: Bota Sot