Persona të panjohur kanë kryer një vjedhje në ish-stacionin e trenit “INFRA-KOS” në fshatin Gërlicë të Ferizajt, duke marrë materiale elektrike dhe pajisje të tjera. Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më rreth orës , nga një mashkull kosovar.
Ankuesi ka deklaruar se nga objekti janë vjedhur materiale elektrike dhe elektronike, rreth 200 litra derivate të naftës, si dhe 30 bateri. Sipas tij, vlera e dëmit të shkaktuar është e madhe. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti po hetohet si vjedhje e rëndë.
