Të dielën përfundoi gara edhe në Ligën e Fatoseve, përkatësisht njomakeve, në hendbollin kosovar. Gara po ashtu ishte e bukur, me shumë fatose që po bëjnë hapat e parë në sportin tonë. Finalja vuri përballë Ulpianën e Lipjanit dhe CLICK-un e Prizrenit. Fitore shënoi Ulpiana. Ndërkohë për vend të tretë janë takuar Tereza e Obiliqit dhe Dukagjini i Klinës. Fitore shënoi skuadra e Terezës.
Trofeun e kampionit për Ulpianën e dorëzoi Isak Osmani, anëtar i Bordit të FHK-së. Shumica e lojtareve të paraqitura janë pjesë e projekteve për zhvillim të Federatës së Hendbollit të Kosovës.