Pacientët ankohen për mungesë të shërbimit të biopsisë, nga Hematologjia e mohojnë

0%

Nga: Arianita Hoti Shpërndaje në: Për diagnostikimin e saktë të sëmundjeve malinje të gjakut dhe disa të tjerave jomalinje, kërkohet biopsia e palcës së eshtrave. Por, pacientët ankohen se u duhet ta bëjnë analizën në laboratorë privatë për çmimin rreth 200 euro, meqë laboranti që e ka kryer biopsinë, e ka lënë punën.

Kjo është mohuar nga Klinika e Hematologjisë Prej gati dy vjetësh, në Klinikën e Hematologjisë nuk është kryer biopsia e palcës së eshtrave që shërben për diagnostikimin e saktë të sëmundjeve malinje dhe jomalinje, tregojnë disa pacientë. Për pasojë, detyrohen që analizën ta bëjnë në laboratorë privatë, që ka edhe kosto financiare për ta.

Një familjar i një pacienteje, i cili ka folur për KOHËN në kushte anonimiteti, pasi bashkëshortja e tij ende trajtohet në Klinikën e Hematologjisë, thotë se është detyruar të paguajë nga xhepi për kryerjen e biopsisë. “Tjetër kund nuk ka prej atyre që bëjnë biopsi, prandaj patjetër duhet me çu analizën në laboratorë privatë, e cila kushton.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për ne, për mu ka kushtu 180 euro analiza e biopsisë. Tjerat disa i kanë e disa jo, po janë ma të lira, kurse kjo është një shumë bukur e madhe, e cila duhet patjetër me u pagu, sepse rezultati i biopsisë është i sigurt”, ka thënë ai. Sipas familjarit të pacientes, arsyetimi që ka marrë nga personeli shëndetësor është se laboranti që punonte ku bëhej biopsia, ka kohë që e ka lënë punën.

“Diku mbi 1 vit, m’doket gati 2 vjet, thanë që e ka lëshu ai punën këtu dhe e ka hap laboratorin privat. Jemi të detyrum me i kry këto analiza privat, sepse prej këtij rezultati pritet shumë”, është shprehur ai.` E drejtoresha e Hematologjisë, Afërdita Ukimeraj, ka mohuar se biopsia nuk është duke u kryer në klinikë.

“Asnjë laborante nuk e ka lëshuar punën në dy vjetët e fundit në Kliniken e Hematologjisë. Prej vitesh numri i laboranteve në Kliniken e Hematologjisë ka qenë 2, si dhe gjithmonë një laborante (nga biokimia) na vjen në ambulantë specialistike. ⁠ Asnjëherë mungesa e laboranteve nuk ka ndikuar në mosrealizimin e ndonjë biopsie”, ka thënë Ukimeraj.

Mirëpo edhe një pacient tjetër ka thënë se për të njëjtën analizë ka paguar, meqë në QKUK nuk ofrohet, sipas tij. “Nuk kryhet këtu. Na kanë thënë se duhet ta bëjmë privat. Unë personalisht kam paguar 200 euro.

Edhe nëse nuk ka pasur mjek, besoj se deri më tash është dashur të gjendet një zgjidhje, e jo pacientët të detyrohen të vrapojnë pas laboratorëve privatë”, ka thënë pacienti në kushte anonimiteti. KOHA vazhdimisht ka raportuar për mungesën e barnave në klinikat e QKUK-së si dhe për mostransparencën e këtij institucioni lidhur me pyetjet e dërguara nga televizioni.

Burimi: Koha